MENU
klinika

“Progres në integrimin europian”

Hasani: Shqipëria gati për konferencën e dytë ndërqeveritare

28.12.2023 - 12:11

Ministri i Jashtëm, Igli Hsani në fjalën e tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se ekipet diplomatike kanë pasur performancë të shkëlqyer gjatë 2023-shit.

Ai theksoi se Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare, dhe në fillim të vitit 2024 do të ketë lajme të mira për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi.

“Gjatë 2023-shit ja dolëm të kemi performancë dinjitoze mbi çështje më të mprehta që prekin botën. Ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e miqve dhe aleatëve tanë në NATO.

Puna e Shqipërisë për të thelluar reformat europianizuese, roli konstruktiv në rajon janë vlerësuar si model suksesi për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Gjatë 2023-shit u mbyll me sukses procesi i shqyrtimit analitik i legjislacionit shqiptar për të vlerësuar përputhshmërinë dhe procesi i screening.

Shqipëria është sot gati për konferencën e dytë ndërqeveritare sipas vlerësimeve të KE, vendeve anëtare dhe konkluzioneve të këshillit të datës 12 dhjetor.

Në fillim të 2024, presim të kemi lajme të mira për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi”, tha Hasani, ndërsa u ndal më tej te Samiti i Diasporës i mbajtur më 22-23 nëntor në Tiranë.

Hasani deklaroi se gjatë 2024-ës, fokusi do të jetë mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të diasporës me faktorin shqiptar.

“Samiti i Diasporës mirëpriti propozimin tonë për të shpallur 22 nëntorin, ditën e alfabetit si festë kombëtare

Vitin që vjen do punojmë për të çuar përpara interesat e vendit në këto drejtime, konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të diasporës me faktorin shqiptar; krijimi I sinergjive të reja mes nesh prioritet i 2024-ës.

Do konsolidojmë rolin strategjik të shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe garant të orientimit euroatlantik në rajon, do vazhdojmë koordinimin me SHBA”, tha Hasani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Votohen të hënën ndryshimet në qeveri

Kuvendi zhvillon seancë të posaçme për ministrat e rinj