MENU
klinika

Pse lëvizja nuk do t’i pëlqejë aspak presidentit kinez

Italia i bindet SHBA-së dhe BE-së, tërhiqet nga nisma e Xi Jinping

07.12.2023 - 11:22

Italia ka informuar zyrtarisht Pekinin për vendimin e saj për t’u tërhequr nga nisma kryesore e Presidentit Xi Jinping “Një brez dhe një rrugë”, duke i dhënë fund spekulimeve mbi një marrëdhënie që kishte irrituar aleatët perëndimorë të Romës.

Vendimi zyrtar vjen tre muaj pasi kryeministrja Giorgia Meloni, e cila në të kaluarën e kishte quajtur pjesëmarrjen e Romës në BRI një “gabim”, konfirmoi publikisht se qeveria e saj e djathtë po konsideronte tërheqjen, ndërsa pohoi vendosmërinë e saj për të mbajtur marrëdhënie “përfituese reciproke” me Pekinin.

Një zyrtar i lartë italian, i cili kërkoi të mos identifikohej, konfirmoi të mërkurën se Roma kishte njoftuar zyrtarisht Pekinin për qëllimin e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja, e cila përndryshe do të rinovohej automatikisht për pesë vjet të tjera në fillim të vitit 2024.

G20 : Xi Jinping a rencontré Giorgia Meloni et l'a invitée à Pékin - rtbf.be

Vendimi i Romës në vitin 2019 për t’iu bashkuar skemës ambicioze të tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve në infrastrukturë të Kinës kishte tronditur aleatët e saj perëndimorë, pasi ishte e vetmja nga ekonomitë kryesore të G7 që e bëri këtë.

Stefano Stefanini, ish-ambasadori i Italisë në NATO, tha se qeveria italiane në atë kohë, një koalicion i pamundur i Lëvizjes populiste Pesë Yjet dhe Lidhja e krahut të djathtë të Matteo Salvinit, kishte “nënvlerësuar rëndësinë gjeopolitike të nismës”.

Por ai tha se pjesëmarrja e vazhdueshme e Italisë në iniciativë ishte e paqëndrueshme tani, duke pasur parasysh përkeqësimin e marrëdhënieve midis Pekinit nga njëra anë, dhe Uashingtonit dhe BE-së, nga ana tjetër, dhe përpjekjet perëndimore për të reduktuar varësinë nga Kina, veçanërisht në fushat strategjike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rruga e Mëndafshtë"

A e ka Kina në dorë Evropën?