MENU
klinika

Ja çfarë mund të bëjë

Italia, Japonia dhe Britania prodhojnë “super-bishën” ushtarake fluturuese

16.12.2023 - 07:09

Italia, Japonia dhe Britania kanë bashkuar forcat duke hedhur firmat në letër për një projekt që konsiston në projektimin dhe prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme.

Kodi i programit të mbrojtjes së të tre vendeve është “Programi Global Combat Air”.

Ministrat e Mbrojtjes të të tre vendeve ranë dakord të enjten që programi “Global Combat Air” të ecër përpara për ndërtimin e avionit luftarak të avancuar, i cili bashkon dizajnin e luftëtarit japonez FX që zëvendësoi avionët F-2 të Forcave Ajrore Japoneze me atë të luftëtarit britanik Tempest.

Avioni parashikohet të jetë gati për të fluturuar në 2035, teksa të trija vendet dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre në këtë fushë, për të përballuar kërcënimet në rritje nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.