Profesionistët e ngjyrave për flokët thonë se ju duhet të zgjidhni “aventurën” tuaj më të mirë për të mbuluar thinjat. Gjithçka që ka lidhje me strukturën dhe llojin e flokëve duhet të jetë në fokus thonë parukierët. “Në të vërtetë nuk ka një linjë specifike të ngjyrave të flokëve që është më e mirë se të tjerat bazuar vetëm në formulim. Çelësi është të gjesh një parukier që mund të përcaktojë siç duhet formulimin e duhur për llojin dhe strukturën e flokëve tuaj”, thotë Mandy B, terapiste për ngjyrat dhe flokët.
Është më mirë të shkosh drejt nuancave të hapura apo më të errëta për të mbuluar thinjat?
“Nëse keni flokë natyralë që nuk i keni lyer më parë, ngjyra e përhershme zakonisht mund t’i ndriçojë ato një deri në dy nivele nga pika e fillimit. Pra, nëse flokët tuaj janë brunë të errët, zgjedhjet tuaja për ngjyrën e përhershme janë të kufizuara në brune të mesme deri në të errët të theksuar,” thotë Shvonne Perkins, ekspert për miksimin e ngjyrave të flokëve.
Një detaj tjetër që duhet mbajtur parasysh është se nuancat e ngrohta, si biondet e arta shpesh mbulojnë thinjat më plotësisht sesa tonet e ftohta të dimrit. Kjo për shkak se flokët me thinja në fakt nuk janë të pigmentuar, kështu që ngrohtësia dhe thellësia ndihmojnë në plotësimin e pigmentit që mungon.
Guy Tang, një parukier i famshëm, thotë se t’i bësh flokët më të çelura është opsioni më i sigurt për të mbuluar thinjat, pasi nuancat e hapura mund të kamuflojnë më mirë flokët me thinja. “Tonet më të lehta priren të përzihen më mirë me flokët me thinja, duke e bërë ndryshimin jo fort të dallueshëm,” thotë ai.
Ndaj, nëse keni thinja, por ende jeni në dilemën për të zgjedhur ngjyrën e duhur që i mbulon ato, shkoni drejt nuanca të hapura për një pamje më të butë, më natyrale, sidomos nëse keni flokë të gjatë dhe me thinja.