MENU
klinika

"As armikut nuk ia uroj të punojë me të"

Jul Deda, inate të vjetra me Elsa Lilën

24.12.2023 - 10:20

Ndërsa përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, ishte Besa Kokdhima ajo që mbrëmjen e djeshme preu biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.

Teksa Elsa shkoi në shtëpi pa asnjë cmim, Kozeta Kurti në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ajo mori atë çka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.

Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën:

Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale” . Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?

Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!

Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I thashë; jam artiste dhe jo kriminele”

Elsa Lila tregon momentet e arrestimit

Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm

Elsa Lila ka një mesazh pak ditë para “Festivalit të Këngës”