MENU
klinika

I fundit për këtë vit

Ka mbetur edhe pak nga ‘Shiu i meteorëve’

12.12.2023 - 11:44

Në natën e datës 14 dhjetor, qielli pritet të mbushet me një numër të madh të meteorëve, ngjarje kjo që njihet ndryshe si ‘Shiu i meteorëve’ apo ‘Binjakët’.

Origjina e ‘Binjakëve’ vjen nga asteroidi Phaethon, i cili çuditërisht ende është aktiv, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Krahasuar me “shirat e tjerë të meteorëve”, ‘Binjakët’ lëvizin më ngadalë, duke i bërë më të lehtë për t’u dalluar, pasi ato priren të qëndrojnë më gjatë në qiell.

Kjo shfaqje në qiell pritet të sjellë rreth 120 meteorë për çdo orë, dhe do të jetë e dukshme nga data 4 deri më 20 dhjetor.

‘Binjakët’ janë më të dukshëm në hemisferën veriore, sepse ata shpesh janë aktiv para mesnatës, duke i bërë lehtë të dallueshëm edhe për vëzhguesit e rastësishëm.

Ndërsa në hemisferën jugore, meteorët do të rrezatojnë më shumë gjatë mesnatës, ndaj numri i dukshëm i tyre do të jetë i kufizuar.