MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Marenglen Spiro

Koha e energjisë së ripërtëritshme

26.12.2023 - 13:37

Problemi i burimeve të energjisë ka qenë, në të gjitha kohët dhe mbetet gjithashtu, problem themelor i zhvillimit të të gjitha vendeve dhe, vendi ynë, nuk bën asnjë përjashtim dhe nuk ka si t’a bëjë atë. Një fakt është e vërtetë dhe e ndjeshme nga shumëkush që mendon, sadopak, për këtë çështje, ajo që vendi ynë ka shumë mundësi të shfytëzojë burime, ende të pashfrytëzuar, të rinj, për përmirësimin e strukturës dhe teknikave prodhuese energjitike dhe në interes të shtimit të sasive të energjisë së prodhuar.

Duke qenë problem i lidhur ngushtë me zhvillimin e vendit, por po aq sa edhe me aspektin studimor të kërkimit, zbulimit të burimeve energjitike dhe të krijimit e ngritje së strukturave të shfrytëzimit të saj, ajo mbetet, madje, aktualisht në rradhë të parë, problem i studimeve e kërkimeve shkencore, nga forcat e kualifikuara të vendit. Akademia e Shkencave e Shqipërisë i kushton vëmendje kryesore çështjes në fjalë, duke angazhuar njësitë e saj studimore shkencore për promovimin e energjive të ripërtëritëshme, si alternativa kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përpjekjeve për përballimin e sfidave të sistemit energjitik shqiptar.

Në përputhje me strategjinë organizuese të formulimit të ideve themelore të zgjidhjeve dhe orientimit të personelit studjues kërkimor të fushës, Forumi “Energjia e ripërtëritëshme – fuqi për një të ardhme të qëndrueshme” u zhvillua kohët e fundit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me pjesmarrje edhe të studjuesve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në frymën e preokupimit për përcaktimin, pas referimeve e diskutimeve, të drejtimeve kryesore zhvillimore të vendit në këtë drejtim dhe të rekomandimeve adresuar administratës së lartë publike, për marrjen, në përgjigje, të masave të duhura.

Në fokus të këtij forumi qëndroi vlerësimi i mundësive për shfrytëzim të energjive të ripërtëritshme, të cilat në Shqipëri janë të pasura e mjaft rezerva të pashfrytëzuara (energjia diellore dhe ajo e erës, burimet gjeotermike, të hidroenergjisë dhe biomasës). Kjo analizë u zhvillua në funksion të qëllimit për të rekomanduar zgjidhje të mirëmenduara, që, përmes aktivizimit të energjive të ripërtëritshme, të rritet pavarësia e sistemit energjetik të vendit nga importi i karburanteve fosile dhe të shmangen ndikimet negative prej ndikimit të luhatjes së çmimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar dhe prej ndryshimeve klimatike. Avancimi dhe përhapja e teknologjisë së përparuar garanton edhe uljen kostove të energjisë së diellit dhe erës. Ky trend pritet të vazhdojë, duke e bërë atë një opsion ekonomikisht të preferuar.

Vendosja e theksit në energjitë e ripërtëritëshme, është, me kohë, e gjykuar nga kërkuesit tanë (dhe për këtë bien të gjithë dakord), që kjo energji, për shkak të kushteve natyrore të vendit, vlerësohet të jetë e bollëshme dhe jo vështirësisht e shfrytëzueshme, për një pjesë të madhe të vitit, me lloje natyrore me prepoderanca të ndryshme në kohë të ndryshme, duke plotësuar njera tjetrën dhe duke qënë, kështu, në gjendje për të përmbushur fondin energjitik të nevojshëm për përdorim. Nga ana tjetër, problemi i ndotjes së mjedisit nga burimet energjitike fosile, akoma të shumta në prodhimin e energjisë në nivel planeti, është bërë emergjent (lëndët djegëse fosile, të tilla si qymyri, nafta dhe gazi, kontribuojnë rreth 75% të emetimeve globale të gazeve serrë, globalisht, 50%-60% e grimcave të imta shkaktohet nga djegia karburanteve etj.), duke ndikuar fort në marrjen e vendimeve në nivel botëror (deri në 2030 emetimet duhet të zvogëlohen thuajse përgjysmë) për kufizimin dhe tyre e zëvendësimin me burimet alternative, të ripërtëritëshme.

Vendet me koordinata gjeografike të ngjashme me Shqipërinë, kanë më shumë se tri dekada që kanë nxitur prodhimin alternativ të energjisë, bazuar kryesisht në atë diellore, eolike dhe të biomasës. Greqia dhe Turqia, pas 30 vitesh përvojë, sigurojnë, në nivel kombëtar, 80-85% të prodhimit të ujit të ngrohtë nga këto burime. Vendet e Evropës Veriore, ndonëse me më pak ditë me diell, gjërësisht instalojnë panele diellore. Nga pikëpamja e burimeve të ripërtëritëshme, Islanda dhe dy vende nordike sot rradhiten në tre të parat në botë. Islanda mbulon 86.87% të nevojave të saj për energji nga burimet e ripërtëritëshme, Norvegjia 71.56% dhe Suedia 50.92%.

Ky aspekt me rëndësi i zgjidhjeve afatgjata të problemit të energjisë, për vetë natyrën e tij, lidhet ngushtë me problematikat e ruajtjes së mjedisit, karakteristikave të florës e faunës së tij, të cilat duhen trajtuar me shumë kujdes, për të parandaluar çdo cënim të ekuilibrit natyror që do të çonte në katastrofa mjedisore, që do të mund të zhvleftëson çdo përpjekje për energjitë e ripërtëritëshme. Në mënyrë të veçantë, në vendin tonë, vazhdimi i zgjerimit të prodhimit në fushën hidrike, kërkon kryerjen e vlerësimeve strategjike të ndikimit në mjedis. Këto vlerësime duhen kryer nga ekspertë që nuk kanë konflikte interesi, janë profesionistë dhe kanë integritet. Sugjerimet janë që vlerësimet të kryhen nga studio mjedisore dhe jo nga individë. Akademia e Shkencave mund të jetë një faktor i rëndësishëm për të ofruar ekspertë të pavarur, për të kryer oponencat e raporteve, me qëllim shmangien e fiktivitetit në vlerësimet e impaktit në mjedis, veçanërisht në zona me ndjeshmëri të lartë ndaj problematikave mjedisore.

Forumi mblodhi e bëri së bashku (në referime e diskutime, në tema paraqitëse, trajtime, argumentime, konkluzione e propozime), ekspertë të fushës, përfaqësues nga institucionet qeverisëse, institucione të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nga sektori privat dhe subjektet jofitimprurëse të shoqërisë civile, nga Shqipëria dhe Kosova, për të ofruar zgjidhje praktike për investime të dobishme për rritjen e peshës së energjive të ripërtëritshme në strukturën e burimeve energjetike që shfrytëzohen në Shqipëri. Ai synoi dhe arriti me koherencë të plotë që, në përfundim të forumit të propozojë rekomandime për një strategji kombëtare të energjisë së ripërtëritëshme.

Duke vlerësuar progresin e derisotëm në fushën e teknologjisë së energjisë së rinovueshme dhe inovacionit dhe duke konkluduar zhvillimin e energjisë së ripërtëritëshme si një rrugë me rëndësi për zhvillimin ekonomik, ndikimin pozitiv në mjedis dhe për përmirësimin e furnizimit me energji, forumi theksoi nevojën e thellimit të investimeve në hulumtime e zhvillime për të përmirësuar efektivitetin dhe shfrytëzimin me rendiment të teknologjive ekzistuese dhe, në mënyrë të veçantë, zhvillimin e teknologjive të reja; për këtë qëllim u rekomandua krijimi i instrumenteve të reja financiare dhe promovimi i partneriteteve logjistike e të bashkëpunimit publike e vetë-sipërmarrëse, për sigurimin e burimeve të mjaftueshme financiare për projekte të energjive të ripërtëritëshme.

Në bazë të hapësirave të krijuara nga Akademia e Shkencave, forumi vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë partenerial ndërkombëtar në këtë fushë, duke rekomanduar thellimin e marrëdhënieve bilateral rajonare, pjesmarrjen aktive në projekte dhe organizime ndërkombëtare dhe ndarjen e njohurive e teknologjive me partënerë ndërkombëtarë. Pjesëmarrja e komuniteteve në zhvillimin e menaxhimin e projekteve të energjisë së ripërtëritëshme, duke përmirësuar mekanizmat e konsultimit dhe informimit të plotë të banorëve lidhur me projektet e ditës dhe ato planifikuara perspektive, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kthimin e tij në një prodhues energjitik të pastër, të ligjshëm dhe zhvillues në të gjitha aspektet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Ditët e arit të zi në treg janë të numëruara

A mund të bashkëjetojë nafta në tregjet moderne?

Nga Russian Today/ Qeveria arrin çdo qëllin që i vendos vetes

Kina nuk ka pse të shqetësohet për gazin!