MENU
klinika

“Vatrat më të nxehta” që rrezikojnë gjithë botën

2024 do të jetë viti i krizave të mëdha

29.12.2023 - 07:30

Fatkeqësisht, siç na kanë dëshmuar vitet e fundit pushtimi rus i Ukrainës dhe sulmi terrorist nga Hamasi ndaj Izraelit, ne jemi në një periudhë trazirash të mëdha globale, prandaj duhet të analizohen pikat kryesore që mund të rezultojnë të jenë veçanërisht problematike në të ardhmen. Tani, ndërsa po përgatitemi të hyjmë në vitin 2024, bota është dëshmitare e disa konflikteve ushtarake të vazhdueshme, nga Evropa Lindore në Lindjen e Mesme, si dhe një numër tensionesh latente të vendosura në prag të përshkallëzimit. E përbashkëta e të gjitha këtyre vatrave të konfliktit është se ato kanë potencialin për të dëmtuar ekonominë globale dhe bizneset në mbarë botën. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se viti 2024 do të vendosë më tej themelet për një rend të ri botëror, të formuar nga disa tendenca të mëdha gjeopolitike. Madje, siç shkruan britanikja “BBC”, viti 2024 mund ta bëjë vitin 2023 të duket racional dhe i matur.

Deti i Kinës dhe Tajvani

Kina është gjithnjë e më pak në gjendje të fshehë oreksin e saj territorial në Detet e Kinës Lindore dhe Jugore, duke çuar në konflikte të rrezikshme me Indonezinë, Malajzinë, Filipinet, Vietnamin dhe, në fund të fundit, Tajvanin. Konfliktet më së shpeshti ndodhin për shkak të ishujve të vegjël të pabanuar, por të pasur me burime dhe interpretimit të dyshimtë të së drejtës ndërkombëtare, sipas të cilit Pekini i konsideron territoret përkatëse si zonën e tij me interes ekskluziv ekonomik.

Venezuela

Pas vdekjes së Hugo Chavez, Venezuela drejtohet nga Nicolas Maduro, i cili aktualisht është në mandatin e tij të dytë gjashtëvjeçar. Këtë vit, ai thirri një referendum në rajonin e pasur me naftë Essequiba, të cilin Venezuela e konsideron provincën e saj, ndërsa popullsia vendase konsiderohet gujaneze. Guajana e interpreton referendumin si një shpallje aneksimi, prandaj i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të ndërhynte. Karakasi i referohet faktit se rajoni në fjalë ishte brenda kufijve të Venezuelës gjatë periudhës koloniale spanjolle. Për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit, i cili do të ndodhte nëse Venezuela përmbush premtimin dhe dërgon ushtrinë e saj në rajonin në fjalë, njësi shtesë u mobilizuan në veri të vendit nga Brazili, shteti fqinj.

Nagorno-Karabakh

Pasi Azerbajxhani nisi pushtimin e provincës Nagorno-Karabakh në mesin e shtatorit të këtij viti, autoritetet separatiste njoftuan se enklava etnike armene do të pushonte së ekzistuari. Nga frika se çfarë do të thoshte sundimi i Azerbajxhanit për sigurinë e armenëve në zonë, më shumë se qindra mijëra banorë, që është 80 për qind e popullsisë së Nagorno-Karabakut, u larguan në Armeni në vetëm një javë.

Sudani

Pas plot gjashtë muajsh beteje, fraksionet ndërluftuese të Sudanit kanë arritur në një ngërç. Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në konflikt deri më tani, dhe rreth 5.6 milionë janë zhvendosur, pothuajse 80 për qind e të cilëve janë në Çadin fqinjë, Etiopi dhe Sudanin e Jugut. OKB-ja luti për dërgesat e ndihmave për shkak të përkeqësimit të papritur të kushteve humanitare, që përfshinte përhapjen e kolerës.

Konflikte, pushtime dhe luftëra civile, 2024 do të jetë viti i

Kongo

Në muajt e fundit të vitit 2023, Republika Demokratike e Kongos është përballur me një rritje të madhe të dhunës, e cila u përshkallëzua në prag të zgjedhjeve që sapo u mbajtën. Në konfrontim morën pjesë anëtarë të grupeve militante dhe përleshja ndodhi për çështjen e kontrollit mbi territorin dhe burimet natyrore. Sipas vlerësimeve të OKB-së, numri rekord i refugjatëve të zhvendosur brenda vendit është thyer, rreth 6.9 milionë njerëz, dhe ndërsa konflikti vazhdon të përhapet, ka gjithnjë e më pak zona që konsiderohen të sigurta për civilët.

Mianmar

Në tetor të këtij viti, një koalicion i tre grupeve etnike organizoi një ofensivë të koordinuar, e cila vuri në rrezik serioz juntën, në pushtet që nga shkurti i vitit 2021. Zëdhënësi i juntës pranon se forcat e tyre kanë qenë nën “sulm të fortë nga armiku” muajt e fundit, të cilët po sjellin armë ushtarake nga Tajlanda fqinje. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, rreth 2 milionë civilë u zhvendosën në atë konflikt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN