01.12.2023 - 11:20
Vendet anëtare të OPEC+, Arabia Saudite, Rusia, Kuvajti, Omani dhe Algjeria njoftuan se në muajt në vijim do të ketë ulje vullnetare të prodhimit të naftës nga disa prej tyre.
Takimi i fundit i organizatës nuk doli me një deklaratë zyrtare për reduktime të prodhimit, por Rusia dhe Arabia Saudite njoftuan se së bashku do të nxjerrin 2 milionë fuçi naftë më pak në ditë.
Edhe vendet e tjera pritet të ndjekin të njëjtën rrugë, por me sasi shumë herë më të vogla.
Sipas Bloomberg të gjitha këto masa do të nisin të aplikohen duke filluar nga viti i ardhshëm.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Karteli po dështon të rrisë çmimet e naftës