MENU
klinika

Sa para duhen për tu ndjerë të lumtur?

Njerëzit i kanë vënë një çmim lumturisë

08.12.2023 - 07:03

Sa para u duhen njerëzve për të qenë të lumtur? Përgjigjja për këtë pyetje mund të jetë e ndryshme për të gjithë, por studimet e fundit në Europë dhe SHBA zbuluan se paratë mund “ta blejnë” me të vërtetë lumturinë.

Në SHBA, njerëzit e lindur midis viteve 1981 dhe 1966, të njohur si millennials, thanë se kanë nevojë për një pagë vjetore prej $525,000 për t’u ndjerë të lumtur financiarisht.

Ndërkohë, amerikanët e gjeneratës Z (të lindurit 1997 – 2010) kërkojnë 128,000 dollarë në vit; gjenerata X (1935 – 1980) $130,000; dhe boomers (1946 – 1954) thonë $124,000 dollarë në vit.

Europianët mund të kënaqen me më pak. Në Europën Perëndimore dhe Skandinavi, njerëzit i konsideronin 100,000 dollarë në vit si një pikë kthese për vlerësimin dhe kënaqësinë e jetës. Në Europën Lindore, shifra e lumturisë ishte shumë më e ulët, në 45,000 dollarë.

Të kesh më shumë para se kaq nuk ka asnjë ndikim shtesë se sa të lumtur janë njerëzit. Mosha është një faktor, ku individët më të pasur të moshuar shprehnin më shumë kënaqësi nga jeta sesa homologët e tyre nën 35 vjeç.

Studimi zbuloi gjithashtu se individët e pasur në Europën Perëndimore janë më të lumtur se ata në lindje dhe përfshirja në sport rrit lumturinë.

Në Europë, të ardhurat më të larta të dëshiruara për lumturinë janë në Norvegji (€107,969) dhe Zvicër (€106,154).

Burimi: Purdue University

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimet nga Harvard e pohojnë!

A janë milionerët vërtet më të lumtur?