MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nuk konsumoj bulmet. Si t’i marr probiotikët?

04.12.2023 - 07:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nuk konsumoj bulmet. Si t’i marr probiotikët?

Mjeku:

Lakra Turshi
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e Zezë
Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet dhe Domatet
Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet dhe domatet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka Integrale
Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

Probiotikët mund të konsiderohen pa drojë miqtë më të mirë të organizmit dhe mburoja më e mirë e sistemit imunitar. Nëse duam të ndihmojmë probiotikët në betejat e tyre të brendshme, atëherë duhet të konsumojmë ushqime që janë të pasura me këto baktere dhe ndihmojnë në shumëfishimin e tyre

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim