MENU
klinika

Rezart Veleshnja thumbon keq Ermal Mamaqin

“Nuk shkoj tek filmat e tij se më bie të fikët nga pagesat e ‘larta’”

28.12.2023 - 13:53

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka thumbuar hapur Ermal Mamqin për pagesat që ai ka për filmat e tij.

I ftuar në podcastin “Albania Youtubers”, Zeleshnja ironizoi keq Mamaqin për pagesat në filmat e tij, ku tha se ka pagesat më të larta dhe se ka frikë se i bie të ‘fikët’.

Më pas ai ka zbuluar se pagesa në filmin e Ermala Mamaqit është 200 euro dhe sipas tij për aktorët e mëdhenj, 250 euro.

Deklarata:

Pyetje: Ke ndonjë plan në një film të Ermal Mamaqit, sepse duket se vetëm ai po bën filma?

Rezart Veleshja: Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film.

Pyetje: Pse aq është?

Rezart Veleshnja: Po ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.

Kujtojmë që Rezart Veleshja ka marrë pjesë në filmin e parë të Ermal Mamaqit “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur rolin e një faturinoje. Dyshja ka patur përplasje edhe në të shkuarën.

Në një video të publikuar në “Insta Story”, Veleshnja i ka bërë llogaritë Ermalit për paratë që i kishte borxh.

“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”– dëgjohet të thotë Veleshnja, ndërkohë që Ermali qesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Krimineli dhe politikani nuk kanë ndonjë ndryshim të madh"

Aktori i njohur Rezart Veleshnja shpërthen pas shembjes së Teatrit