MENU
klinika

“Jemi në diktaturë”

Paloka: Kërkesa e SPAK për imunitetin e Berishës, erdhi me urdhër të Ramës

12.12.2023 - 20:46

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se kërkesa e dërguar nga SPAK në Kuvend, për t’i hequr imunitetin Sali Berishës, ishte një urdhër politik nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebok”, Paloka tha se ky vendim tregoi se kemi hyrë zyrtarisht në diktaturë.

“Për gazetaret dhe këdo që vazhdon të pyes…Nuk kam asnjë fjalë për të shtuar nga çfarë kam thëne gjithë këto kohë: Jemi në diktature dhe çdo ndërmarrje e akt i Ramës në vijimësi, është vetëm një provë me shumë. E keqja është tashme në derën e gjithsecilit. Kush nuk e sheh ende, thjeshtë është vetë dënuar!

Ndërkohë Rama nuk e ka kuptuar se kur je në gropë, nuk mund të dalësh prej saj duke gërmuar…Në fund në halenë nga ke dalë do të kthehesh”, shkruan Paloka.