MENU
klinika

"Do ca kohë"

Pampuri thumbon Gazment Bardhin: Mund të bëhesh Zot i shokëve por jo i partisë

13.12.2023 - 21:37

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se dora e shtrirë e Partisë Demokratike për tu bashkuar ka qenë dhe vijon të jetë për këdo, ndërsa thumboi Gazment Bardhin.

Por kjo a është ftesë e hapur për grupimin e zotit Bardhi?

‘Nuk dua të përmend emra të veçantë. Mund të bëhesh zot i shokëve i miqve, por jo i partisë. Jemi në një parti që do ca kohë të bëhesh zot. Grupimi i këtij apo atij nuk dua ta personalizoj. Deklaratat përjashtuese nuk mund të jenë pjesë e një vendi demokratik. Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemelimi. Kthesë e madhe ishte kjo” tha Pampuri.