MENU
klinika

Nga shëndeti i zemrës tek përmirësimi i humorit

Përfitimet e mandarinave që do t’ju bëjnë t’i hani akoma më shumë

12.12.2023 - 10:50

Të ëmbla dhe shumë të shijshme, mandarinat, së bashku me portokallet janë agrumet më të njohura në tryezë.
Të njohur për vetitë e tyre të dobishme ndaj mbrojtjes së trupit, i bënë ato një frut të shkëlqyer për t’u ngrënë edhe në dietë.

Por 5 benefitet kryesore të tyre janë:

1. të mira për lëkurën
Mandarinat janë një eliksir i vërtetë i rinisë. Merita shkon për pasurinë e antioksidantëve si beta-karoteni dhe vitamina C të cilat kundërveprojnë prodhimin e radikaleve të lira, plakjen dhe rrjedhimisht shfaqjen e rrudhave. Vitamina C në veçanti, e quajtur edhe acid askorbik, nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që e mban atë të butë dhe të bukur.

2. Ju rrisin humorin
Ky frut ofron vitamina të kompleksit B, minerale, duke përfshirë magnezin dhe kalciumin, të cilat nxisin ekuilibrin e sistemit nervor, duke luftuar trishtimin dhe humorin e keq.

3. Ndihmojnë të hani më mirë
Ata janë të shkëlqyera për të thyer urinë. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave ato ofrojnë ngopje që ju ndihmon të qëndroni larg ushqimeve mes vakteve.

4. Mbajnë në formë sistemin tretës
Mandarinat janë të pasura me një lloj fibrash jo të tretshme që lehtëson kalimin e zorrëve dhe promovon rregullsinë. Më pas ato ofrojnë prebiotikë të cilët nxisin rritjen dhe përhapjen e florës së mirë bakteriale të zorrëve.

5. Mbron në mënyrë të shkëlqyer zemrën
Mandarinat ofrojnë flavonoidë që përmirësojnë nivelet e kolesterolit të mirë HDL dhe ulin kolesterolin e keq LDL dhe shumë antioksidantë të tjerë që përmirësojnë qarkullimin dhe kundërshtojnë plakjen e enëve të gjakut.