MENU
klinika

Moti i keq

Pezullohet lundrimi për tragetet e linjës Durrës-Bari

01.12.2023 - 11:18

Forca e detit deri në 8 ballë me një lartësi dallge deri ne 3.5 metra ka ndikuar në pezullimin e lundrimit të trageteve që operojnë në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas përgjatë ditës së sotme.

Pezullimi i lundrimit u njoftua nga ana e kapitenerisë së Portit të Durrësit, referuar situatës së kushteve hidrometeorologjike të përkeqësura.

Krahas trageteve është ndaluar edhe lundrimi i anijeve tregtare si dhe flota e peshkimit që operon përgjatë bregdetit shqiptar deri në një urdhër të dyte.

Ekuipazhi i mjeteve lundruese është njoftuar që të marin masa për sigurimin e tyre me qëllim shmangien e situatave dhe incidenteve detare përgjatë 48 orëve të fundit.

E vetmja linjë që nuk paraqet probleme në lundrim mbetet ajo drejt Ankonës, ku tragetet do të operojnë normalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbërrijnë emigrantët e fundit

Vlorë, lundrimet rifillojnë më 2 janar