MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

Polici qëllon veten me armën e shërbimit, transportohet me urgjencë në spital

14.12.2023 - 17:44

Ditën e sotme polici 50-vjeçar, Festim Kurti, ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha dhe 50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.