MENU
klinika

Çfarë pritet?

Protesta e grupit të Berishës, policia ‘gardh’ tek dera e Kryesisë

18.12.2023 - 10:50

Ditën e sotme Këshilli i Mandateve për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet në orën 12:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe disa efektivë janë vendosur “gardh” tek dera e godinës para protestës së paralajmëruar nga opozita.

Në daljet e tij për mediat, Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

“Nuk protestojmë për personin, por protestojmë strikt për grushtin e shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama duke marrë pushtetin e parlamentit. Këto protesta do të jenë të pandërprera tani. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, thotë Berisha.

Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai.

Mbetet për t’u parë nëse vendimin për arrestimin e Berishës do të merret vetëm me votat e 5 socialistëve, apo atyre do t’u bashkohet edhe ajo e përfaqësuesit të Lulzim Bashës në këtë këshill, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë në pikëpyetje është prezenca e anëtarëve të tjerë demokratë në këtë mbledhje, të cilët janë pjesë e aksionit të opozitës në Kuvend si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Protesta e grupit të Berishës, policia 'gardh' tek dera eProtesta e grupit të Berishës, policia 'gardh' tek dera eProtesta e grupit të Berishës, policia 'gardh' tek dera e