MENU
klinika

Deputetët e opozitës krijojnë kaos

PS miraton rregulloren e re të Kuvendit

14.12.2023 - 11:56

Seanca e sotme plenare nisi sërish mes kaosit dhe tymuesve.

Deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda Kuvendit kanë shkaktuar kaos duke brohoritur “turp, turp”, ndërsa ndezën edhe tymuese.

Ndërkohë, mes kaosit, krye parlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar normalisht me leximin e neneve për miratimin e rregullores së re të Kuvendit.

Rregullorja e re u miratua pa diskutim, me 74 vota pro.

Deputetët e përjashtuar, pavarësisht se tentuan në çdo formë, nuk u futën dot brenda Kuvendit. Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 10 minuta.