Kikirikët janë një ushqim i shpejtë, që jo vetëm ju ndihmojnë të kaloni kohën, por edhe të ofrojnë shumë ushqyes të shëndetshëm.
Ata janë të pasur me vitamina dhe minerale, ndaj përfitimet e konsumit të tyre vështirë të injorohen.
Për fat të mirë, kikirikët mund të konsumohen në mënyra të ndryshme dhe vështirë të mërzitesh me to, edhe nëse i konsumon çdo ditë.
Sipas studimeve, kikirikët duhen përfshirë rregullisht në ushqimin tuaj, për t’ju mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se pas çdo vakti, niveli i lipideve dhe triglicerideve në gjak është shumë i lartë.
Një gjë e tillë, shkakton sëmundje kardiovaskulare.
Sipas shkencëtarëve, njerëzit që konsumojnë një grusht kikirikë pas një vakti pësojnë një rënie prej 32 përqind të triglicerideve.
Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies, arteriet tendosen.
Tendosja në fjalë ul elasticitetin e arterieve ndërkohë që trigliceridet pushtojnë enët e gjakut.
Kikirikët kanë aftësinë të parandalojnë këtë gjë dhe të ruajnë elasticitetin e arterieve.
Tendosja e vazhdueshme e arterieve që ndodh më shpesh gjatë ngrënies së ushqimeve të pasura me yndyrë, është shumë e dëmshme.
Ajo kufizon fluksin e gjakut në organizëm dhe e detyron zemrën të punojë më fort.
Kështu me kalimin e kohës, rritet rreziku i problemeve kardiovaskulare.
Kikirikët njihen si arrorë, por në të vërtetë janë bishtajore dhe bëjnë pjesë në të njëjtën familje botanike me fasulet dhe bizelet.
Fakte Interesante Për Kikirikët