MENU
klinika

Analiza

Pse Xi Jinping po izolon totalisht ushtrinë?

28.12.2023 - 20:19

Kina ka bërë një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët e saj të apasionuar pas çështjeve ushtarake: kushdo që kapet duke bërë foto të pajisjeve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) dhe duke publikuar përmbajtjen në ueb , rrezikon deri në shtatë vjet burg. Në një postim të publikuar në WeChat, Ministria e Sigurimit të Shtetit (MSS) justifikoi masën duke shpjeguar se gjeste të tilla mund t’u japin “forcave të huaja” informacione kritike mbi përparimin teknik dhe vendosjet taktike të Dragoit.Në epokën e inteligjencës me burim të hapur, theksoi CNN, ekspertët perëndimorë janë mësuar të mbajnë kontrolle mbi ushtrinë kineze në mënyra të shumta. Një nga më të përhapurat konsiston, në fakt, në analizimin e fotove të publikuara në internet nga entuziastët amatorë, me qëllim të përjetësimit të pajisjeve të reja ushtarake të Dragoit dhe përhapjen e shkrepjeve në kanalet e tyre sociale. Imazhe të tilla zakonisht përshkruajnë anije ose avionë dhe janë marrë nga fluturime komerciale ose afër zonave të ndjeshme. Porsituata së shpejti mund të ndryshojë. Të paktën duke gjykuar nga ajo që u nënvizua nga Ministria e Sigurimit të Shtetit. Në një moment të tensionuar, në të cilin udhëheqësit kinezë janë përqendruar gjithnjë e më shumë në garantimin e sigurisë kombëtare, MSS, agjencia që mbikëqyr në mënyrë efektive inteligjencën si në Kinë por dhe jashtë saj, shpjegoi se ata që shkelin rregullinpër herë të dytë mund të burgosen deri në shtatë vjet , ndërsa shkelësit për herë të parë, mund të largohen vetëm me një paralajmërim.Sipas ministrisë, imazhet e postuara në internet nga përdoruesit mund të tregojnë ecurinë e ndërtimit të anijeve luftarake ose avionëve.