MENU
klinika

U shpall ‘non grata’ nga SHBA

Putin dekoron Vulin: Do të bëjmë President të Serbisë!

13.12.2023 - 17:32

Moska nuk ka vonuar për t’ju kundërpërgjigjur Uashingtonit, i cili shpalli ‘non grata’ shefin e shërbimit sekret serb, Aleksandër Vulin.

Pak ditë pas këtij vendimi, shefi i BIA-s serbe është thirrur në Moskë dhe në emër të Vladimir Putinit i është dhënë një dekoratë e lartë, me dorën e numrit dy të Rusisë, Nikolai Patrushev, që nuk është gjë tjetër veçse shefi i shërbimeve sekrete ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur media kroate, Veçernij List, e cila shton se shefi i FSB-së ruse Sergej Narushkin, i ka shprehur mirënjohjen Vulinit për korrektesën në zbatimin e e operacioneve të përbashkëta.

Më i fundit nga këto operacione ishte pikërisht ai në Banjskë të Kosovës, ku një komando terroriste serbe vrau oficerin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gazeta kroate bën të ditur se Drejtori i BIA-s serbe Aleksandar Vulin, deri para pak kohësh ndodhej në Moskë, ku u takua me strukturat më të larta të sigurisë së Federatës Ruse. Siç kemi shkruar tashmë, Vulin u prit nga Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev dhe Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Sergej Naryshkin. Naryshkin i dha Alexander Vulin Medaljen për Bashkëpunim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm profesional dhe personal përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Shefi i shërbimeve sekrete ruse, i ka bërë të ditur Aleksandër Vulinit, se një nga arsyet e nderimit të tij nga Moska ka qenë pikërisht mos nënshkrimi ndaj Amerikës. E këtë Vecernij List e thekson se është edhe në motivimin zyrtar të dekoratës.

Pas nderimit me dekoratën e lartë, Vulin është takuar edhe me ministrin e mbrojtjes së Rusisë gjeneralin Sergei Shoigu.

Siç bën të ditur Veçernij List, Shojgu shprehu mirënjohjen e tij ndaj ish-drejtorit të BIA-s për bashkëpunimin e tij në kohën kur Aleksandar Vulin ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes i Serbisë dhe për gjithçka që ata bënë së bashku për të afruar Serbinë dhe Rusinë dhe forcat e armatosura të dy vendeve. .

Shoigu theksoi se Aleksandar Vulin edhe një herë vendosi interesat e vendit të tij mbi interesat e tij personale.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!