MENU
klinika

“Imuniteti i deputetëve nuk duhet të ekzistojë”

Sefa: PD do të votojë kërkesën e SPAK për Berishën!

13.12.2023 - 21:36

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, është shprehur se PD ka pasur qëndrim konstant dhe të qëndrueshëm lidhur me kërkesat e organeve të drejtësisë për hetimin e deputetëve.

Komentet Sefa i bëri përmes një lidhjeje me “Euronews Albania” ku komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës dhe arrestimin e tij.

Sefa tha se për PD imuniteti i deputetëve nuk duhet të ekzistojë, pasi sipas tij, vetëm kështu i hapet rruga drejtësisë që të bëjë punën e vetë.

“PD ka një qëndrim konstant në lidhje me kërkesa të tilla të SPAK, mjafton të kujtojmë qëndrimet që kemi mbajtur për Ahmetajn, për Bllakon, për Tahirin e me radhë. Është qëndrim konstant i PD në mbështetje të SPAK.

Ne jemi të vetëdijshëm që çdo kërkesë e SPAK duhet të pranohet nga ana e Parlamentit. Për PD nuk duhet të ketë imunitet.

Ka qenë PD që në vitin 2012 ka kërkuar heqjen e imunitetit për parlamentarët. Ky është një qëndrim koherent i PD, për t’i dhënë mundësi drejtësisë që të ngrejë akuzat e të vijojë hetimin për çështje të ngjashme”, tha Sefa.