Paralajmërimi për ushtarët amerikanë të dislokuar në Lindjen e Mesme nuk mund të ishte më i drejtpërdrejtë.
“Mesazhi ynë për Joe Biden është që të tërheqë forcat nga rajoni dhe të ruajë atë që ka mbetur nga prania, sepse do të përballeni me një tërheqje poshtëruese për shkak të sulmeve nga Boshti i Rezistencës dhe trupat tuaja do të kthehen në shtëpi në copa”.
Deklarata rrëqethëse u lëshua për të përjavshmen “Newsweek” nga Sheikh Ali al-Asadi, udhëheqësi politik i milicisë shiite të Irakut Nuxhaba, i cili kërcënon “surpriza që Amerika nuk i pret” .
Dhe ndërkohë, alarmi po rritet për surpriza të mundshme edhe në tokën amerikane. Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara, aleati më i rëndësishëm i shtetit hebre, kanë qenë në qendër të një përshkallëzimi të sulmeve të kryera nga lëvizjet pro-iraniane në Irak, Siri dhe Jemen.
Këto organizata janë pjesë e të ashtuquajturit Boshti i Rezistencës, një galaktikë lëvizjesh e mbështetur nga Teherani dhe kryesisht shiitët, me përjashtime të rëndësishme të paraushtarakëve sunitë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, që tani duket se duan të rrisin nivelin e konfliktit të zvarritur kundër amerikanëve.
“Boshti është gati për një konfrontim afatgjatë dhe ne besojmë se Shtetet e Bashkuara janë tani në momentin e dobësisë më të madhe,” thotë udhëheqësi i Nujaba.
Deklaratat e Al-Asadi vijnë disa ditë pas një sulmi ajror të kryer nga ushtria amerikane, ku pati edhe 5 viktima.
Organizata, e cila nga ana e saj është pjesë e grupit “Rezistenca Islame e Irakut”, përgjegjëse për lëshimin e të paktën 75 raketave dhe dronëve të shumtë kundër 900 ushtarëve të Uashingtonit të vendosur në territorin e Sirisë dhe Irakut.