“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sherebelë dhe limon – Si ta përdorni për pastrimin e organizmit
Mjeku: Në Shqipëri sherebela është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme.
Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.
Sherebela gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.
Sipas burimeve, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.
Vlerat Shëndetësore Të Sherebelës
Përmban shumë vitamina dhe minerale
Është shumë e pasur me antioksidantë
Mirëmban shëndetin dentar
Lehtëson simptomat e menopauzës
Ul nivelin e sheqerit në gjak
Ndihmon funksionet e trurit.
Ul nivelet e kolesterolit në gjak
Mbron kundër sëmundjeve kronike.
Sherebelë dhe Limon Kundër Toksinave
Ekspertët e rekomandojnë kombinimin e sherebelës me lëng limoni për të pastruar organizmin nga toksinat,
Ky kombinim ka tendencën të eliminojë toksinat e tepërta që akumulohen në trupin e njeriut.
Këto toksina akumulohen nga ushqimi, mjedisi, duhani e të tjerë.
Ato dëmtojnë organet dhe gjakun duke shkaktuar probleme serioze në periudhë afatgjatë.
Për pastrimin e trupit nga toksinat duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Mjafton të përzieni 250 ml ujë, dy lugë gjelle limon dhe dy lugë gjelle lëng sherebele e pak piper të zi.
Përziejini përbërësit mirë dhe pijeni.
Kura pastruese përbëhet nga 8-10 gota lëng në ditë.
Përdorimi i kësaj kure nuk duhet shoqëruar me ushqim apo pije të tjera.
Prandaj kjo rekomandohet të bëhet një herë në javë, ndonëse ka njerëz që e mbajnë këtë regjim drastik për 3-4 ditë.
Përveç pastrimit të organizmit nga toksinat, ky lëng ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt.
Ekspertët thonë se njerëzit që dëshirojnë të përdorin këtë kurë duhet të tregojnë kujdes.
Lëngu i sherebelës, limonit dhe piperit të zi mund të ulë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje ose humbje ndjenjash.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.