MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikojnë patatet e skuqura te ankthi?

12.12.2023 - 13:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikojnë patatet e skuqura te ankthi?

Mjeku: Për ata që nuk mund t’i rezistojnë patateve të skuqura, lajmet nuk janë të mira, raporton CNN duke cituar një studim.

Patatet e skuqura mund të kenë pasoja negative për shëndetin mendor të konsumatorëve, pohon një grup shkencëtarësh nga provinca Hangzhou, Kinë.

Gjetjet e hulumtimit treguan se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patate të skuqura, mund të rrisë rrezikun e ankthit me 12% dhe rrezikun e depresionit me 7% krahasuar me ata që zgjedhin të hanë shëndetshëm.

Veçanërisht, rreziku i ankthit dhe depresionit ishte më i lartë tek konsumatorët e rinj.

Kujtojmë se ushqimet e skuqura tashmë janë futur në “listën e kuqe” për shfaqjen e obezitetit, tensionit të lartë dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Rezultatet e studimit “i hapin rrugën reduktimit të konsumit të ushqimeve të skuqura për të mirën e shëndetit mendor”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “PNAS”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.