MENU
klinika

Energjia bërthamore “përçan” BE

Spanja “injoron” Francën, mbyll centralet bërthamore

29.12.2023 - 15:25

Qeveria spanjolle ka zbuluar masa të reja energjetike, duke konfirmuar planet për mbylljen e termocentraleve bërthamore deri në vitin 2035.

Çmontimi i centraleve bërthamore do të fillojë në vitin 2027, dhe asgjësimi i mbetjeve radioaktive dhe çmontimi do të kushtojë rreth 20.2 miliardë euro, njoftoi qeveria, duke shtuar se kostot do të mbulohen nga një fond i mbështetur nga operatorët e termocentraleve.

Centralet bërthamore plotësojnë rreth 20 për qind të nevojave totale të Spanjës për energji elektrike dhe mbyllja e tyre ishte një temë e nxehtë në fushatën e fundit zgjedhore.

Socialistët në pushtet vendosën t’i mbyllnin ato dhe konservatorët e opozitës planifikuan të kthenin vendimin e tyre.

Ndër masat e tjera, qeveria prezantoi të mërkurën ndryshimet në rregulloret që rregullojnë zhvillimin e projekteve të reja të energjisë së gjelbër dhe ankandeve në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Energjia bërthamore “përçan” BE, Spanja

Madridi ka zgjatur afatet kryesore administrative për projektet e reja. Kompanitë tani kanë 49 muaj për të marrë një leje ndërtimi. Në të ardhmen, ankandet në segmentin e burimeve të rinovueshme mund të përfshijnë kritere cilësore që do të merrnin parasysh standardet sociale dhe mjedisore për të “njohur vlerën e shtuar të produkteve europiane”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Energjisë.

Ndërsa Evropa përballet me kriza të kombinuara të energjisë dhe klimës, roli i energjisë bërthamore mund të jetë i diskutueshëm.

Franca, vendi kryesor në Evropë për energjinë bërthamore, po shqyrton një ligj për të përshpejtuar ndërtimin e reaktorëve të rinj.

Por kjo ka shkaktuar “fërkime” me vendet e tjera evropiane si Gjermania, e cila nuk mendon njësoj me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga AlJazeera/ "Një rrugë shumë e shtrenjtë! Dikush duhet të paguajë!"

A është energjia bërthamore rruga për të luftuar krizën klimatike?

Financial Times/ Çfarë i frikëson japonezët

A do të heqë dorë dhe Japonia nga gazi rus?