MENU
klinika

Vrau 14 persona

Sulmi vdekjeprurës nga David Kozak, Universiteti i Arteve në Pragë merr vendimin drastik

30.12.2023 - 11:52

Një student i armatosur vrau 14 persona në një sulm me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit në Pragë të Çekisë. Gjatë sulmit mbetën të plagosur 25 persona të tjerë.

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, njoftoi se si pasojë e kësaj tragjedie do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.

Sipas njoftimit, studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.

“Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave. Dëshirojmë t’iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, njoftoi fakulteti.

Autori i krimit 24-vjeçari David Kozak, disa ditë më rrëfeu edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje.

Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në universitet.

Policia tha se ai ka qenë në listën e 4 mijë të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave, ndërsa më pas ai ka vrarë edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve në 17.