MENU
klinika

Vlorë

Kontrabandë lëndësh piroteknike, procedohet 39-vjeçari

23.12.2023 - 12:20

Masa të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e futjes së lëndëve piroteknike, në vendin tonë.

Tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike, në Shqipëri, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Sekuestrohen disa pako me fishekzjarrë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa pako me fishekzjarre, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, për shtetasin F. S., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.