MENU
klinika

Avokati: Janë piktura ordinere!

Trafikuan vepra arti, Gjykata i la në burg

21.12.2023 - 13:27

Avokati mbrojtës i Shpëtim Kalemit, njërit prej të arrestuarve në Fier, të cilët akuzohen për trafikim të veprave të artit që kapin vlerën e 1.5 milion eurove, është shprehur se ky është një show nga ana e organeve dhe se ata janë piktura ordinere të rëndomta, pa asnjë pikë vlere.

Ai theksoi se klienti i tij ka paraqitur faturën me TVZH ku i ka blerë këto mallra në shtetin grek dhe po ashtu edhe zhdoganimin në Shqiprëri.

“Për dy të arrestuarit u caktua masa e sigurimit arrest në burg pa afat, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të veprave të artit. Pavarësisht pretendimeve nga Shpëtim Kalemi, klienti im, i cili ishte i pajisur ndër të tjera edhe me faturë TVZH ku i kishte blerë këto mallra ne Shtetin grek dhe po ashtu që janë zhdoganuar nga në shtetin shqiptar” tha avokati.

Avokati shtoi se kemi të bëjmë me dy persona të paarsimuar që nuk kanë shanse të marrin vesh nga veprat e artit, “Kemi të bëjmë me dy persona të pa arsimuar dhe që jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk ka shans që ata të marrin vesh nga veprat e artit . Janë persona që i shesin në tregun e rëndomtë, që shiteshin nga 5-10 mije lekë të vjetra dhe janë marrë me 1-2 euro në shtetin grek. Janë piktura ordinerë të rëndomta”.

Fjala e avokatit:
Për dy të arrestuarit u caktua masa e sigurimit arrest në burg pa afat, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të veprave të artit. Pavarësisht pretendimeve nga Shpëtim Kalemi, klienti im, i cili ishte i pajisur ndër të tjera edhe me faturë TVZH ku i kishte blerë këto mallra ne Shtetin grek dhe po ashtu që janë zhdoganuar nga në shtetin shqiptar. Prokuroria dhe Gjykata mendojnë se ka më shumë se aq prova, pasi dyshohet se janë bërë përgjime ambientale për këta shtetas dhe mund të ketë informacione të tjera në vazhdim.

Pritet kryerja e aktit të ekspertimit dhe komunikimi me shtetin grek. Kam përshtypjen se e gjitha ka për të dalë një show, ka filluar show nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe do të katandiset në show. Kemi të bëjmë me dy persona të pa arsimuar dhe që jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk ka shans që ata të marrin vesh nga veprat e artit . Janë persona që i shesin në tregun e rëndomtë, që shiteshin nga 5-10 mije lekë të vjetra dhe janë marrë me 1-2 euro në shtetin grek. Janë piktura ordinerë të rëndomta.