MENU
klinika

Çfarë dyshohet për shkaqet e zjarrit?

U asfiksuan nga tymi në Lushnjë, 20 qytetarë shtrohen në spital

25.12.2023 - 18:13

Qendra tregtare ‘Metropol’ është përfshirë nga flakët mesditën e së hënës në Lushnje, duke bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të.

Të paktën, 20 qytetarë janë asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare dhe janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme, por mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.