MENU
klinika

“Fëmijët ende nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur”

Vëllai i Liridonës flet pas seancës gjyqësore: Besojmë në drejtësi

03.12.2023 - 12:39

Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës.

Ai shtoi se në ditën e ngjarjes, Liridona ka qenë tek ne në shtëpi, dhe i thash mos shko rri, edhe fëmijëve ju thash rrini me dajën, por ajo vendosi që të shkonte.

“Pasi ka mbërritur në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka treguar që kanë mbërritur por që po shkojnë të hanë darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të shokuar. Nuk doja ta besoja që Liridona ka vdekur, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka deklaruar Leonard Ademaj.

Ai shtoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Hajdutët i bënë pritë 400 m larg shtëpisë”

U vra në makinë, flet vjehrri i 33-vjeçares