Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska. Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Politikani serb, që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë. Pas shpalljes së sanksioneve kundër Vulinit, Dodik, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së, e mbështeti atë duke thënë se ishte “një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus”. Senati i Republikës Sërpska është një organ këshillimor i themeluar me Kushtetutën e entitetit nga viti 1992 dhe puna e tij rregullohet me Ligjin për Senatin nga viti 1997. Presidenti i Republikës Sërpska zgjedh senatorët, të cilët mund të jenë më së shumti 55 në numë numër, mandati i tyre zgjat shtatë vjet dhe si anëtarë të senatit zgjidhen “figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore”, siç thuhet në Kushtetutë.
Dodik “injoron” sërish SHBA-në
Vulin emërohet senator në Republikën Srpska
28.12.2023 - 14:33
Nga Ben Andoni
Intervista e anëtarit të presidiumit bosnjat për DW
Kryediplomatja kosovare akuzon Lajçak
Analiza nga Janusz Bugajski