MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Zbokthi, çfarë e shkakton dhe simptomat

21.12.2023 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Zbokthi, çfarë e shkakton dhe simptomat?

Mjeku: Zbokthi është një gjendje e zakonshme që prek kryesisht skalpin e kokës. Në momëntin që një person ka zbokth, kjo është shumë e dukshme sepse në kokën e tij shfaqen disa petëza të bardha.

Zbokthi i lehtë mund të trajtohet me një shampo të butë të përditshme. Nëse kjo nuk funksionon, një shampo medicinale mund të ndihmojë. Simptomat mund të kthehen më vonë.

Zbokthi është një formë e lehtë e dermatitit seborrheik.

Simptomat
Shenjat dhe simptomat e zbokthit mund të përfshijnë:

Zbokthi shfaqet në lëkurën e kokës, flokët, vetullat, mjekrën dhe shpatullat tuaja;
Kruarje e kokës;
Lëkura e kokës me luspa, me kore;

Shenjat dhe simptomat mund të jenë më të rënda nëse jeni të stresuar dhe ato priren të jenë të shumta në stinët e ftohta dhe të thata.

Shkaqet
Zbokthi mund të ketë disa shkaqe, duke përfshirë:

Lëkurë e irrituar, e yndyrshme
Lëkurë të thatë
Ndjeshmëria ndaj produkteve të kujdesit të flokëve (dermatiti i kontaktit)

Sëmundje të tjera të lëkurës, të tilla si psoriasis dhe ekzema

Faktorët e rrezikut
Pothuajse çdokush mund të ketë zbokth, por disa faktorë mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm:

Mosha. Zbokthi zakonisht fillon në moshën e rritur dhe vazhdon deri në moshën e mesme. Kjo nuk do të thotë që të moshuarit nuk kanë zbokth. Për disa njerëz, problemi mund të jetë i përjetshëm.

Të qenit mashkull. Zbokthi është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat.

Sëmundje të caktuara. Sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundjet e tjera që prekin sistemin nervor gjithashtu duket se rrisin rrezikun e zbokthit. Po ashtu edhe të kesh HIV ose një sistem imunitar të dobësuar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tij

A është zbokthi sëmundje?