MENU
klinika

Kush është administratori dhe aksioneri

Zjarri në Lushnjë/ Qendra tregtare ishte e siguruar

26.12.2023 - 13:30

Zbardhen detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu dje qendrën tregtare ‘Metropol’ e cila ndodhej në katet e para të dy godinave të pallateve 12 katëshe. Në katet lart janë apartamente banimi.

Dyshohet se zjarri ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë. Report Tv mëson se kati I tretë është me dyqane dhe është djegur, ndërkohë kati i katërt ishte lokal.
Qendra tregtare është ndërtuar nga ai që ka ndërtuar dhe 2 kullat e pallateve banimi në anësore, në të cilat nuk ka dëme. Report Tv mëson nga burime nga vetë qendra tregtare “Metropol’ se godina ishte e siguruar dhe se administrator është Ilir Dabulla, i cili bashkë me aksionerin tjeter Bledar Çela, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur edhe ata me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit.

Punonjësit e qendrës kanë pranuar se qendra ka pasur shkallë emergjence.

Zjarri mendohet se ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë nga ndonjë shkëndijë elektrike apo diçka e harruar ndezur por pritet ekspertiza të verifikojë saktë shkakun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN