MENU
klinika

Presin të marrin mallin që u ka mbetur

Zjarri në qendrën tregtare, 600 tregtare në mes të rrugës

29.12.2023 - 12:47

Rreth 600 tregtare që kanë bizneset e tyre ne qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë prej ditësh ngrysen e zgjohen dhe rrinë gjithë ditën duke pritur një përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do bëhet me t’a.

Zjarri i cili përfshiu këtë qendër ka dëmtuar rende bizneset e tyre. Ata ende nuk dinë se sa është shkalla e dëmtimit dhe çfarë ka mbetur nga pasuria r tyre e djegur nga flaket e zjarrit.

Në katin e parë nëntokë në këtë ndërtesës janë rreth 300 tregtare mallrash industriale që kërkojnë të largojnë mallin e tyre, por ka edhe tregtarë të kateve të sipërme duan të marrin ç’ka mbetur nga zjarri.

Përgjigja e instancave shtetërore është: presim përgjigje nga ekspertet.

Deri ne ardhjen e përgjigjes nga ekspertët tregtarët qëndrojnë përballë Qendrës tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier