MENU
klinika

"Nuk jam në këtë karrige për..."

A do të dorëhiqet nëse humbet zgjedhjet? Basha shmanget: Është herët

26.01.2024 - 20:29

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i shmanget komentit nëse do të japë dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve në 2025.

Në 9 vite të drejtimit të partisë më të madhe opozitare, Lulzim Basha nuk ka dhënë dorëheqjen pas asnjë proçesi zgjedhor edhe pse ka shënuar humbje të njëpasnjëshme, deri në vitin 2022 kur vendosi të bënte një hap pas.

Basha është pyetur në komunikimin e tij të sotëm me mediat nëse do të japë dorëheqjen në rast të humbje së zgjedhjeve në vitin 2025.

Me përgjigjen e tij ai është shmangur duke thënë se nuk e mban atë karrige për veten e tij por për misionin e Partisë Demokratike.

“Pak herët për këtë pyetje. Unë nuk jam në këtë karrige për veten time por sepse besoj në një mision timin dhe të PD për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe. Do bëj gjithçka që qeverisja të ndryshojë dhe që PD të jetë në qeverisje.

Unë mund të përdor truket e dy brigjeve të trekëndëshit të bermudës, njëri thotë padyshim fitore dhe shkon gropë, tjetri thotë padiskutim mandati i katërt, i pestë, sepse s’ju takon as me mosha as me vizion as me qasje.

Unë kam dhënë dhe do jap maksimumin për një Shqipëri Evropiane”, ka thënë Basha në komunikimin e tij.