MENU
klinika

Aida Demi u shkarkua 4 ditë më parë

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Sarandë!

16.01.2024 - 18:14

Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, katër ditë pasi është shkarkuar paraardhësja e tij Aida Demi.

Ky i fundit prej 6 muajsh ka qenë zëvendësregjistrues në Sarandë. Gazetari i Report tv Limos Didani bën me dije gjithashtu se 5 punonjës te ASHK Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme.

Njëherësh sipas burimeve policore ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit te legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj Drejtorie të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN