MENU
klinika

Hetimet për 21 janarin

Balla: Pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën

04.01.2024 - 14:45

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë për mediat kërkon t’i shkohet deri në fund hetimit për 21 janarin.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, lidhur me këtë çështje Balla tha se brenda 2 ditësh predha që vrau Aleks Nikën në protestën e 21 janarit të vitit 2011 do dërgohet për ekspertim në Itali.

“Është e vërtetë që për 21 janarin në 21 mars 2011 kam bërë padi në emër të PS, me të gjitha informacionet e gjetjet që ne si palë e dëmtuar kishim, sot jemi në kushte të reja krejtësisht, pas një vendim shterues të vendimit të GJEDNJ, në dritën e këtij vendimi policia e shtetit ka identifikuar detyrat që kanë dalë, lidhur plot çështje në atë vendim, për hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive me njëherë pas ngjarjes, por edhe për elementin kryesor, zinxhirin komandues që çoi në atë vrasje shtetërore.

Është në detyrën e institucioneve shtetërore e agjencive, policisë, prokurorisë së Tiranës që ka dosjen, për shkak se vrasja e dy prej katër viktimave është konsideruar pa autor, ju e dini që dosja nuk mbyllet dhe s’ka parashkrim, prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer vendimin e GJEDNJ që është i detyrueshëm, që është urdhërues, ne e kemi përkthyer dhe e kemji gati, për të bërë hetimin e plotë, ku vendoset theksi te zinxhiri komandues dhe hapat që ndërmorën organet shtetëtrore për pengimin e drejtësisë

Vendimi hap një rrugë të re që policia do ti shkojë deri në fund, pas dy ditësh niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa cenuar sekretin hetimor, për të pasur një konkluzion për këtë çështjen. Këtej e tutje s’do ketë asnjë hapësirë abuzimi pasi vendimi është i detyrueshëm për zbatim tej emocioneve që mund të kemi secili prej nesh. Këtu flas si ministër, jo si protestues i 21 janarit 2011”, tha Balla.