MENU
klinika

“Mos pranoni asnjë ndërhyrje në punë tuaj”

Balla takim me drejtuesit e policisë: Urdhrat dhe porositë merrini vetëm nga eprorët…

19.01.2024 - 19:31

Ministri i Brendshëm Taulan Balla ndaloi sot në komisariatin e policisë së Fierit për të analizuar ecurinë e policisë gjatë vitit të shkuar si dhe për të diskutuar planet e ardhshme.

Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

“Me thoni nje rast kur une qofte me pare, qofte si Minister t’ju kem marre nje here ne telefon. Urdherat dhe porosite i merrni nga eproret dhe nga ligji, tha Balla.

Sipas Ballës, zbardhja e ngjarjeve te renda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre.

Ai ka përmendur rastin e deputetit Xhindi dhe disa ngjarjeve të tjera të rënda që kanë pasuar në dy tre vitet e fundit.

Persa i perket narkotikeve ministri i Brendshem theksoi se kjo eshte nje beteje e vazhdueshme deri ne arritjen dhe ndalimin e kokave te rendësishme te ketij trafiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po shkojmë drejt arrestimit të autorëve"

“Vrasja e Sinomatit, pranë zbardhjes”, Balla reagon nga Vlora