MENU
klinika

"Kishte bërë kallëzim në 2022..."

Bedrie Loka kreu vetëvrasje për shkak të bullizimit, vjen reagimi i Policisë

05.01.2024 - 18:46

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, kreu vetëvrasje pas bullizimit që iu bë në rrjetin social ‘TikTok’,

Policia thotë se për rastin ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa thekson se në vitin 2022 Loka ka bërë kallëzim për adresën false të hapur ne emrin e saj.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, thotë policia, teksa puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që fshihen pas kësaj adrese false, ka nisur.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E bullizonin prej një viti në Tik Tok”

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten