09.01.2024 - 12:46
Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur Bora Zemani, pasi ajo feston 32-vjetorin e lindjes.
Sigurisht nuk kishte se si të mungonte një urim nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili ka pritur orën 00:00 për ta uruar shpirtin e tij binjak përmes një postimi në InstaStory.
“Për ty botën! 100”- ka shkruar moderatori krahas fotos së Borës, të cilën e ka shoqëruar me një zemër.
Nga ana tjetër një urim për Borën ka ardhur edhe nga shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Semi Jaupaj.
“Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’”- ka shkruar artistja krahas një videos duke kërcyer dhe kënduar me Borën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Tepër origjinale"
I kopjoi këngën, Beatrix i kundërpërgjigjet Donaldit
Ja çfarë tha modelja!
Beniada Nishani në një romancë të re dashurie?
Çmimet “Golden Globes”
Cili film triumfoi këtë vit?
"Jetoj shumë thjesht"