MENU
klinika

“Për ty botën”

Bora feston ditëlindjen, ja si e uron Donadi

09.01.2024 - 12:46

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur Bora Zemani, pasi ajo feston 32-vjetorin e lindjes.

Sigurisht nuk kishte se si të mungonte një urim nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili ka pritur orën 00:00 për ta uruar shpirtin e tij binjak përmes një postimi në InstaStory.

“Për ty botën! 100”- ka shkruar moderatori krahas fotos së Borës, të cilën e ka shoqëruar me një zemër.

Nga ana tjetër një urim për Borën ka ardhur edhe nga shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Semi Jaupaj.

“Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’”- ka shkruar artistja krahas një videos duke kërcyer dhe kënduar me Borën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet “Golden Globes”

Cili film triumfoi këtë vit?