“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Bronkiti akut: A është gjithmonë i nevojshëm përdorimi i antibiotikëve?!
Mjeku: Një situatë shumë e vështirë krijohet pasi shpesh pacientët marrin shurup, barna, madje dhe antibiotikë në farmaci, dhe paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur situata është komplikuar. Ajo që vlen për t’u theksuar është se çdo rast duhet të ndiqet në dinamikë, dhe marrja e ilaçeve/antibiotikët bëhet vetëm pas konsultës me mjekun, është ai që vendos diagnozën dhe formën e trajtimit të sëmundjes.
Gjithashtu, duhet të shihet me vëmendje kohëzgjatja e simptomave, mosha e tretë dhe të sëmurët kronikë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.