MENU
klinika

Specialistët e gjuhës janë të shqetësuar

Çfarë është ‘TikTalk’, trendi imitues i zërit

30.01.2024 - 07:20

TikTok është vetëm çështje kohe, përpara se të gjithë të flasin për #TikTalk!

Duke qenë në ndikimin e madh të të famshmëve, përdoruesit e rrjeteve sociale së fundmi po përdorin mënyrën e të folurit të Kim Kardashian, Britney Spears dhe Ariana Grande.

Ky trend quhet “TikTalk” dhe bëhet fjalë për një tendencë imituese të zërit, e njohur si “theks ndikues”, ndërsa një specialist i gjuhësisë paralajmëroi se ka të ngjarë që kjo të jetë e ardhmja e theksit anglez.

“TikTalk” është një veçori që po përhapet shumë te të rinjtë, e kohët e fundit shihet një përdorim në masë i tij,” thotë Christopher Strelluf, profesor gjuhe në “University of Warwick”.

Ai identifikoi dy tipare të dallueshme të zërit viral në internet: “uptalk”, të cilin ai e përshkruan si “një intonacion në rritje” dhe “vocal fry”, e cila shton një “tingull të ulët në zanore”.

Përdoruesit e mediave sociale dhe ekspertët e lidhin popullaritetin e këtij theksi me Kim Kardashian.

Çfarë është ‘TikTalk’, trendi imitues i

FOTO: GETTY IMAGES

“Shumë njerëz përdorin të dyja veçoritë kur flasin si një “strategji e mbajtjes së një niveli bisede,” vazhdon profesori. “Me fjalë të tjera, kur flasin me dikë, njerëzit shpesh përdorin një intonacion në rritje në fund të një fjalie ose nxjerrin një zanore për të thënë se: “Nuk kam mbaruar së foluri akoma, është ende radha ime”.

@kara.worldIt leans Kardashian too honestly? original sound – Kara.world

“TikTok është dëshmia e ndryshimit që po ndodh,” tha studiuesi. “Por, platforma nuk është shkaku, gratë janë,” vijoi ai. “Gjuha jonë është gjithmonë produkt i risive të prezantuara në rrjetet sociale. Pra, çdo ndryshim që dëgjojmë nga gratë, sidomos nga ato të famshmet është ndoshta e ardhmja e anglishtes,” shtoi profesori.

Duke këmbëngulur se modifikimi i theksit amerikan nuk është një “gjë e keqe”, ekspertët vënë në dukje se përqafimi i tonit që është kthyer në trend së fundmi është në interesin e shumë shoqërive.

Në të ardhmen, ritmet e përdorura si kjo ndoshta do të jenë normë. TikTok mund t’i prezantojë këto ndryshime për më shumë njerëz dhe t’i inkurajojë të rinjtë që ta përthithin si veçori, atë që me gjasë do të jetë pjesë e gjuhës në mbarë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga grimi latte te flokët Bob

7 trendet e bukurisë që dominuan vitin 2023

A funksionon vërtetë ky trajtim estetik?

“Barbie Botox” është fiksimi më i ri i TikTok-ut