MENU
klinika

Gjashtë vende barazojnë për vendin e parë!

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2024?

11.01.2024 - 19:41

Gjashtë shtete kanë fituar titullin e pasaportave më të fuqishme në vitin 2024, ku të gjitha lejojnë udhëtimin pa viza në 194 nga 227 destinacione në total. Katër shtete anëtare të BE-së tani ndajnë kurorën me Singaporin dhe Japoninë si pasaporta numër një në Indeksin tremujor të Pasaportave Henley. Ato janë: Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia.

Dy vendet aziatike kanë dominuar indeksin në pesë vitet e fundit. Në vendin e dytë janë vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Suedia me akses pa viza në 193 destinacione. Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Austria dolën në vendin e tretë. Mbretëria e Bashkuar është ngritur me dy gradë në vendin e katërt. Australia dhe Zelanda e Re zuri vendin e gjashtë, ndërsa SHBA ruan vendin e 7-të, sipas renditjes së Henley.

Renditja globale e pasaportave 19-vjeçare u krye në bazë të të dhënave të ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat botërore bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake.

Pasaportat më të fuqishme në botë:

Renditja – Shteti – Numri i destinacioneve pa viza

Tendenca e përgjithshme e treguar në renditje ka qenë drejt më shumë lirisë së udhëtimit, me numrin mesatar të destinacioneve që udhëtarët mund të kenë akses pa viza pothuajse dyfishuar nga 58 në 2006 në 111 në 2024.

Hendeku global i lëvizshmërisë midis atyre në krye dhe në fund të indeksit është bërë më i gjerë se kurrë. Së pari, pasaportat e renditura më lart lejojnë udhëtimin në 166 destinacione të tjera pa vizë në krahasim me Afganistanin, i cili ka akses në vetëm 28 vende dhe është i fundit në renditje.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë “alpinistët më të mëdhenj” të indeksit gjatë dekadës së fundit, duke u kapërcyer nga vendi i 55-të në 2014-ën në pozitën e 11-të, thuhet në raport.

Përmirësime të tjera të dukshme në lëvizshmëri përfshijnë Ukrainën dhe Kinën, të cilat janë ngjitur me dy gradë secila vitin e kaluar. Kina tani renditet e 62-ta në indeks, ndërsa Ukraina është tani në vendin e 32-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga rrethimi i Leningradit te aventurat e Luftës së Ftohtë

25 faktet interesante të Bashkimit Sovjektik

Pyetja s’është nëse bëhemi imunë, por …

A mund të merret Koronavirusi dy herë?