MENU
klinika

Avokati: U la në rrugë për disa orë!

Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit në Kosovë

23.01.2024 - 14:09

Podujeva para dy ditësh është tronditur nga vrasja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Kososvë, nga dy djem të tjerë. Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në dritë, ku ka folur edhe Avokati, Meshari Selimaj, i cili është shprehur se vrasja e tij, duhet cilësuar si vrasje e rëndë, sipas dispozitave të kodit penal, nisur nga fakti se ai është përplasur fillimisht me makinë më pas është goditur me shufra hekuri.

Duke shpjeguar nenet e kodit penal, ai tha se prokurorët e gjyqtarët duhet ta kenë parasysh kur të ngrenë akuzat, se vrasje e rëndë cilësohet vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, e njëjtë me atë të 18-vjeçarit.

Ai tha gjithashtu se vrasje e rëndë konsiderohet edhe ajo kur pasi autorët e kanë sulmuar viktimën keq, e lënë në vendngjarje dhe largohen pa u interesuar për gjendjen e tij, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në vrasjen e 18-vjeçarit në Kosovë.

“Është dispozita e kodit tonë penal, vrasje në mënyrë mizore dhe dinake. Ligjvënësit e kanë parë që kur viktima është rrahur dhe është lënë jashtë për orë të tëra. Sipas kodit penal, vrasja mizore është që kur sulmuesit pasi e kanë goditur fortë viktimën, e kanë lënë në vend. Pra pa e ditur nëse do të përmendet ai apo jo. Do të rrijë një orë, 2 orë, apo gjithë natën. Procedura për të mitur është procedurë shumë e shpejtë. Duhet të merren shpejt deklaratat dhe çështja të çohet për gjykim”, tha avokati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN