MENU
klinika

Terri në zonë, plan apo rastësi?

E gjithë lagjja në errësirë kur u krye ekzekutimi i 23-vjeçarit!

08.01.2024 - 11:06

Në momentin e ekzekutimit të 23-vjeçarit mbrëmjen e së dielës (7 Janar) rreth orës 22:00 e gjithë lagjja “Hajro Cakërri” ku ndodhi krimi ishte në terr.

Eleminimi i të riut me një plumb të vetëm në kokë u krye kur zona ishte pa drita dhe nga një distancë e afërt, ku dyshohet se ekzekutuesi qëndronte në një nga godinat e banimit pranë banesës ku qëndronte viktima.

Nuk dihet nëse fikja e dritave në momentin e vrasjes së të riut ishte rastësi apo ka të bëjë me krimin.

Gëzim Sinomataj po qëndronte në ballkon u u eleminua me një plumb të vetëm në kokë. I riu mësohet se ishte kthyer për festat e funvitit në atdhe dhe do të rikthehej sërish në Belgjikë. . Ai qëndronte i vetëm në banesën në katin e tretë në një pallat në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës.

Pas krimit, autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona janë larguar me një automjet tip BMW nga vendngjarja dhe më pas e kanë braktisur mjetin duke i vendosur flakën në lagjen “24 Maji” ku po ashtu ishte errësirë, gjë që ngre dyshimet se e autorët e kanë njohur zonën.

Ndërkohë brenda automjetit të djegur, nuk është gjetur arma e krimit.

Gëzim Sinomataj, është djali i Sokol Sinomataj i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait.

I riu dyshohet se është ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.

Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se u qëllua me snajper në banesën e tij

Detaje nga vrasja e të riut me armë zjarri në Vlorë

Shoqërohen 15 familjarë të viktimës

23-vjeçari u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës


Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë