MENU
klinika

Aksident i trefishtë

E rëndë në Pogradec, automjeti përmbyset në mes të rrugës

27.01.2024 - 13:34

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Tre automjeteve janë përplasur në unazën e qytetit, një prej të cilëve ishte i parkuar në rrugë.

Mësohet se nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me shkaqet e aksidentit.