MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Është më mirë të vendos protezë apo implant?

30.01.2024 - 08:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Jam një zotëri 58 vjeç. Do të vendos dhëmbët dhe jam në pikëpyetje për implante ose proteza. Miqtë më kanë rekomanduar implantet. A mund të pyes një mjek stomatolog se cilat janë përparësitë e implanteve?

Mjeku: Implantologjia sot po zë një vend të rëndësishëm në tendencën moderne të stomatologjisë. Dëmtimet në sistemin mastikator e më gjerë, vijnë si pasojë e shkaqeve gjenetike, e sëmundjeve të ndryshme dentare (kariesi, paradontopatitë), traumat, infeksionet si dhe tumoret e ndryshme të regjionit oral dhe maksilofacial. Jo rrallë këto dëmtime shoqërohen me dëmtime të nofullave ose defekte të harqeve dentare dhe të raporteve ndërnofullore, të funksioneve muskulare dhe të ATM e indeve për rreth. Për pasojë, kemi ndryshime të ndjeshme funksionale, estetike e jo rrallë psikologjike.

Sot, implantet janë një metodë e preferuar për trajtimin e dhëmbëve të hequr sepse ato funksionojnë identik si dhëmbët natyrale dhe ndihmojnë strukturat kockore të nofullave në parandalimin e atrofisë nga humbja kockore. Humbja e dhëmbëve është një problem shëndetësor i madh, por protezat dhe urat në stomatologjinë klasike nuk janë përgjigja e duhur. Urat e porcelanit kërkojnë sakrifikimin e dhëmbëve të mirë që të shërbejnë si kulte të urës. Pacientët e kanë të vështirë të ruajnë higjienën dhe si rezultat urat mund të bien.

Protezat e lëvizshme mund të lëvizin dhe në disa raste pacientet mësohen me vështirësi të ushqehen dhe të flasin. Evidencat shkencore tregojnë se për pacientë edetuloz në nofullën e poshtme, protezimi fiks mbi implante është më superior krahasuar me protezat e lëvizshme. Bulletine të shumë institucioneve shëndetësore botërore, bazuar në statistika, paralajmërojnë se sëmundjet e dhëmbëve po shndërrohen në një epidemi e heshtur. Qëllimi përfundimtar i stomatologjisë moderne është të rivendosë sistemin stomatognatic në funksion normal në aspektin shëndetësor, fonetik, estetik pavarësisht nga atrofite, traumat apo sëmundjet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN